Kompania telefonike “Ipko” ka njoftuar se ka shtrenjtuar çmimet e telefonatave.
Nga data 3 prill, konsumatorët do të paguajnë nga 3 cent më shumë për çdo thirrje, shkruan Jepi zë.
“Nga data 3 Prill 2022 çmimi për thirrje brenda rrjetit IPKO do të ndryshoj nga 0.15eur/min ne 0.18eur/min. Për të mos shpenzuar nga llogaria kryesore vizitoni njërin nga dyqanet e IPKO-së dhe merr njërën nga pakot me pagesë mujore “Oferta ma e mire në botë” të cilat përmbajnë minuta pa kufi me IPKO ose aktivizo njërën nga pakot me parapagim TIP duke filluar nga 150 Minuta kombëtare deri në pakufi minuta me IPKO”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kohët e fundit kosovarët po përballen me rritje të çmimeve në çdo sektor.