Zyrtare: Bedri Hamza emëron Arian Tahirin nënkryetar të Mitrovicës

Publikuar më:

Vendimi i parë i nënshkruar nga kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza, është emërimi i nënkryetarit të Komunës.

Sic kishte raportuar “Jepi zë”, Arian Tahiri do të jetë nënkryetar i Mitrovicës në qeverisjen e re.

Tanimë është edhe zyrtare që Arian Tahiri ka marrë pozitën e nënkryetarit, ndërkohë që ka hequr dorë nga pozita e asamblistit që e fitoi si bartës i listës.

Ndërkohë, Hamza ende nuk i ka publikuar emrat e disa prej drejtorëve për të cilët ka vendosur t’i ketë në ekip.

Mirëpo, duhet theksuar se kryetari nuk ka arritur ende një ujdi me partitë e tjera për bashkëqeverisje dhe ndarje të pozitave.

JU REKOMANDOJMË