ZYRTARE: Agim Bahtiri e shkarkon drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi

Publikuar më:

Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Ismet Ferizi, është shkarkuar nga pozita e drejtorit.


Jepi zë, merr vesh se vendimin për shkarkim e ka marrë sot kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Ky vendim u prezantua edhe sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve.

Ferizi ishte emëruar drejtor pak kohë më parë, pas shkarkimit të ish drejtorit Egzon Jashari.

Ndryshe drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, është ndër drejtoritë më të përfolurat, për shkak të shumë ankesave nga kandidatët për mësimdhënës.

JU REKOMANDOJMË