Zveçan: Policia gjen dhe sekuestron armë pa leje

Publikuar më:

Policia njofton se pas pranimit të informatës se i dyshuari në fshatin Grabovc të Zveçanit posedon armë pa leje, njësitë policore kanë bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë si dhe një pushkë me gjashtë fishekë.

Pas përfundimit të kontrollit të shtëpisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË