Zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një klinikë të fshatit në Zupçe të komunës së Zubin Potokut, sipas të gjitha gjasave për shkak të instalimeve jo të mira, ka konfirmuar policia për KoSSev.
Zjarri ka rënë pak para orës 7 të mëngjesit.
Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në brendësi të objektit, që do të thotë se pothuajse gjithçka është djegur.
“Sipas të dhënave paraprake që kemi, zjarri është shkaktuar nga instalimet e dobëta. Por, me siguri se hetimet janë duke u zhvilluar”, ka konfirmuar për KoSSev, Veton Eljshani, zëvendës komandant i PK-së për veriun.
Zjarri, shton ai, është lokalizuar me shpejtësi.
Nuk ka të lënduar