Zjarfikësit e Mitrovicës nisin protestë: Duan shujta e pagesë për punën shtesë

Publikuar më:

Zjarrfikësit e Mitrovicës kanë nisur të protestojnë sot, për shkak të kushteve në të cilat punojnë çdo ditë.


Ata janë shprehur të indinjuar me faktin se Kuvendi Komunal ndau 15 mijë euro për Klubin e Zhytjes “Trepça” ndërkohë që, sipas tyre, Zjarrfikësit po anashkalohen, shkruan “Jepi zë”.

Zjarrfikësit e kanë lëshuar edhe një komunikatë, ku shprehin mërinë e tyre me institucionet, dhe kërkojnë që kushtet t’u përmirësohen.

Sipas dokumentit, ndër të tjera, zjarrfikësit kërkojnë të kenë shujta e pagesa për punën shtesë dhe për punën gjatë natës.

Po ashtu, ata kërkojnë të përmirësohen kushtet teknike në punë dhe të shtohet stafi i aftë për punë.

Sidoqoftë, zjarrfikësit e Mitrovicës kanë mjaft shumë punë, pasi rastet e intervenimit janë të shpeshta dhe të rënda. Vetëm dje, ata intervenuan në dy raste.

JU REKOMANDOJMË