Zhvillime nga të shtënat me kallashnikov në Skenderaj, arrestohet një 28-vjeçar

Publikuar më:

Dje është raportuar për një incident në fshatin Runik mes dhëndrrit dhe babasë e ish-bashkëshortes.

Siç u mësua, dhëndrri me inicialet V.P, kishte shtënë disa herë mbi babanë e ish bashkëshortes B.S, shkruan Jepi zë.

I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK47 së bashku me 7 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë policor:

Fsh. Runik, Skenderaj 04.07.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë disa herë me armë në ajër duke e kërcënuar babanë e ish-bashkëshortes së tij. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK47 së bashku me 7 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

JU REKOMANDOJMË