Zhvillime dramatike: Mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicë, e thotë Agim Bahtiri

Publikuar më:

Mbledhja e sotme urgjente e thirrur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është udhëhequr nga asamblisti më i vjetër në moshë, Shyqyri Peci, në mungesë të prezencës së kryesuesit Kamberi, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte Aprovimi i Draft-buxhetit komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023.


Në këtë seancë ishin të pranishëm asamblistët nga radhët e Vetëvendosjes, NISMA-së dhe AAK-së, ndërkaq është bojkotuar nga asamblistët e LDK-së, PDK-së, PD-së dhe AKR-së, raporton “Jepi zë”

E kjo, si duket, ka nervozuar kryetarin Agim Bahtiri, i cili ka paralajmëruar se do të nis procedurat për shpalljen e zgjedhjeve për Asamblenë e Mitrovicës

“Ne si ekzekutiv kemi qenë çdo herë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, dhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit e kam pezulluar aprovimin e buxhetit me kërkesë të opozitës për hartim të përbashkët, ku në takimin e djeshëm ka marrë pjesë vetëm përfaqësuesi i partisë LDK, dhe pavarësisht përpjekjeve të mia opozita për interesa politike bojkotuan këtë seancë. Andaj mua nuk më mbetet zgjidhje tjetër, veçse t’ju drejtohem organeve kompetente për fillimin e procedurave për shpalljen e zgjedhjeve të Asamblesë Komunale”, tha Bahtiri.

Ndryshe, opozita e Mitrovicës është barrikaduar kundër pushtetit dhe nuk po lejon të kalojë asnjë propozim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.