Zhduket 67-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Publikuar më:

Familja Trakaniqi nga Peja po kërkojnë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre, Gëzim Trakaniqit, 67-vjeçar.

Ai është zhdukur që nga dita e mërkurë në mëngjes dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

67-vjeçari është larguar nga shtëpia e tij në rrugën “Eliot Engel”, në Pejë dhe deri më tani nuk është lajmëruar.

Familjarët bëjnë apel tek ata që mund të ketë informacione lidhur me të, të lajmërohen në ndonjërin nga stacionet e Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË