Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e dy personave që janë raportuar të humbur nga familjarët e tyre.
Bëhet fjalë për Rexhep (Rrahman) Kurti, i lindur më 27.04.1955, me adres banimi rruga “Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan. I njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.
Si dhe për Agron (Rifat) Halimi, i lindur më 05.12.1981, me adres banimi në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan. Ai është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me targa 06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.
Rexhep (Rrahman) Kurti
Agron (Rifat) Halimi
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.