Zgjidhet problemi me rrymën, i kthehet uji Mitrovicës dhe Skënderajt

Publikuar më:

Mitrovica e Skënderaj kanë mbetur pa ujë që nga mëngjesi i sotëm, pasi KEDS i ndali rrymën Fabrikës së përpunimit të ujit në Shipol.

Mirëpo, tani duket se problemi është zgjidhur dhe furnizimi me ujë do të kthehet shpejt, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Ujësjellësi përmes njoftimin në faqen e tyre në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Rifillon prodhimi/furnizmi me ujë të pijes

Pas një angazhimi maksimal të Menagjmentit të KRU “Mitrovica” dhe Ministrisë se Ekonomisë arrihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijes për popullatën e Mitrovicës dhe Skenderajt.

Tani eshte qeshtje kohe, derisa tere rrjeti i furnizimit te mbushet me uje ne menyre qe te gjitha nivelet te kene furnizim me uje te pijes.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj edhe njehere apelojm tek te gjithe konsumatoret qe kane borgje ndaj ujesjellesit, ti shlyejne sa me pare ne menyre qe ne te ardhmen te mos ballafaqohemi me situata te tilla.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.