Zemra e derrit nga sot rrah në gjoksin e njeriut: Hoxhë Shefqeti dhe hoxhë Driloni me dy interpretime

Publikuar më:

Kryelajmin e mjekësisë botërore për transplantimin e zemrës së derrit te njeriu, e kanë pritur në mënyra të ndryshme teologët myslimanë, feja e të cilëve e ndalon konsumimin e mishit të kësaj kafshe.

Hoxha Shefqet Krasniqi, e sheh këtë veprim si degradim dhe haram, derisa kolegu i tij, Drilon Gashi, thotë se kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut, lejohen edhe veprimet e ndaluara.

“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosova.tv

Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.

“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alkoolit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Gashi, e sheh këtë veprim si të lejuar në këtë rast.

“Edhe pse mishi i derrit është haram, për çështje të domosdoshme, emergjente, harami bëhet hallall. Pra është e lejuar”, tha ai.

“S’ka argument që e ndalon sepse në pyetje është jeta e njeriut”.

Madje, ai e bën një krahasim me një besim tjetër që është refuzues.

“Ne s’jemi si dëshmitarët e Jehovajt që s’e pranojnë transfuzionin e gjakut edhe nëse i kushton me jetë””, tha Gashi.

Një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë të cilit iu vendos zemra e derrit.

Transplanti u krye në një spital në Baltimore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.