Zbulohet shkaku që çoi në vrasjen e kosovarit 21 vjeç

Publikuar më:

Vrasja e 21-vjeçarit Egzon Rafuna dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në të holla, njofton prokuroria.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më “08 Nëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen ‘’Arbëria’’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E.R., në atë mënyrë që të pajisur me dy lloje të armëve të zjarrit, kanë gjuajtur shtatë (7) herë në drejtim të njërit tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vdekur i ndjeri E.R., ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe i pandehuri V.H., i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë”, njofton prokuroria.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit e sipërshënuar me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Pak metra larg shtëpisë së tij në lagjen “Arbëria” të Gjilanit, fëmija i vetëm i familjes, Egzon Rafuna 21-vjeç, u privua nga jeta me armë zjarri. I plagosur mbeti 29-vjeçari Valdrin Halimi nga fshati Pogragjë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.