Zbulohet një nga skenarët e Serbisë përmes të cilit po synohet destabilizimi i vendit

Publikuar më:

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar një dokumentar lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.

Expose merr vesh se shteti serb ka në plan disa skenare për të paraqitur Kosovën si vend të pa sigurtë.

Një ndër skenarët e tyre besohet të jetë edhe zhvendosja e serbëve nga Jugu në drejtim të Veriut.

Në javët e fundit është rritur interesimi i serbëve për të shitur pronat e tyre në Jug, e për këtë shteti serb po bënë përpjekje për të krijuar narrativën se shitjen po e bëjnë me detyrim.

Por në realitet largimi i serbëve nga Kosova po ndodh për arsyje tjera.

“E keni vërejtur se serbët e Kosovës në pjesën jugore të lumit Ibër, dhe atë jo vetëm në Gracanicë, por edhe në të gjitha enklavat tjera, në të cilat serbët janë popullatë shumicë, po i shesin pronat e tyre dhe po largohen. Një pjesë e tyre po shkon në pjesët qendrore të Serbisë, një pjesë po largohet në botën e jashtme, dhe nëse më pyetni se cilat janë arsyet për këtë largim, arsyet janë kombinim I një vargu të situatave të cilat po ndodhin në jetët tona, mungesa e perspektivës dhe jeta nën kufirin më të ulët të dinjitetit njerëzor dhe kjo deri diku është arsyeja kryesore që po I detyron njerëzit që sërish të ndërrojnë vendbanimet e tyre dhe fatin e tyre po e kërkojnë për fillim në sisteme dhe shoqëri shumë më të rregulluara, në të cilat disa gjëra janë shumë më të qarta, për dallim nga ato që I kemi për fat të keq këtu në terren”, ka thënë për Expose Goran Avramovic, kryeredaktor “Radio KIM”

Pjesë e skenarit serb besohet të ketë qenë edhe vendosja e grafiteve të UÇK në muret e disa shtëpive të banura me serb në Jug, por që ishin shkruar në mënyrë të gabuar, duke lënë të kuptohet se prapa tyre janë vetë serbët dhe jo shqiptarët.

E për këtë situatë tani ekzistojnë edhe disa shpjegime.

“Çdo herë kur ka pasur diçka që është biseduar për Kosovën është fabrikuar diçka për vendin, siç ka ndodhur tani me grafitet e UÇK, këto gjëra fabrikohen vazhdimisht nga Serbia për të na paraqitur keq para ndërkombëtarëve. Unë kam dëgjuar se ka një interesim më të madh të shprehur për shitjen e pronave, mirëpo nëse një gjë e tillë nëse ndodh është e drejtë e tij ekskluzive dhe askush nuk duhet ta ndi vetën të pasigurt në Republikën e Kosovës, pa marrë parasyshë a është shqiptar a serb, boshnjak apo diçka tjetër. Është me rëndësi që këto prona të mos shiten për shkaqe të pa sigurisë, pronat shiten në të gjithë botën, prap e përsërisë çështja e shitjes së pronave është vendim individual i çdo kujt”, ka thënë për Expose ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

“Serbët janë të njohur për këtë forma siç ishte kjo në disa fshatra ku shkruhet në murët e disa shtëpive të banuara me serbë UÇK e që fare nuk është e shqiptarëve, por ata e bëjnë vetë këtë me qëllim që të thonë se po e bëjnë shqiptarët”, tha ndër të tjera Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.