Zbulohet identiteti i udhëtarit misterioz me prejardhje arabe i cili doli gjallë nga autobusi dhe u zhduk

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Prokuroja bullgare, Sijka Mileva, gjatë konferencës së sotme për media, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz. Emrin e tij e kanë parë familjarë të të mbijetuarve në listën që e kanë marrë nga autoritetet bullgare. Këtë e pohon edhe djali i shoferit të dytë, i cili ka humbur jetën në vend ngjarje.

Në listën zyrtare të të mbijetuarve të cilën e publikoi MPJ e Maqedonisë së Veriut, nuk qëndron emri i shtetasit arab.

Hetuesit bullgar, në mënyrë shtesë do të hetojnë kush është ky njeri dhe ku gjendet. Nëse ai ka shpëtuar nga autobusi i djegur dhe më pas në mënyrë misterioze është zhdukur natën.

Sipas Prokurorisë bullgare, nga autobusi janë nxjerr trupat e 44 personave, për të cilët pason procesi i identifikimit në ditën në vazhdim, pas cka të njëjtit do të dërgohen tek familjarët në Maqedoninë e Veriut.

Disa orë para aksidentit, në pikëkalimin kufitar Kapitan Andreevo, nga drejtimi i Turqisë ka hyrë një autobus, në pronësi të agjencisë turistike “Besa Trans” me 52 udhëtarë dhe ata janë evidentuar nga shërbimet kufitare bullgare.

Nëse mblidhet numri i viktimave 44 dhe numri i të mbijetuarve 7 atëherë ato janë gjithsej 51 persona, për dallim nga ajo se në pikëkalimin kufitar jaën evidentuar 52, ka theksuar prokurorja bullgare Sijka Mileva.

Mungon një udhëtar, ndërsa kjo përputhet edhe me deklaratën e njërit nga dëshmitarët e mbijetuar i cili ka thënë se 8 persona kaun dal të gjallë nga autobusi.

“Në njërën nga dhomat e spitaleve kam biseduar me një djaloshi cili i ka mbijetuar aksidentit dhe i cili e ka thyer dritaren prej ku kanë arritur të shpëtohen personat tjerë. I thash ‘ti je heroi im’. Ai pohonte se ka shpëtuar 8 persona. Pyetja e madhe është se ku është personi i 8-të. Ai në mënyr kategorike pohonte se janë shpëtuar 8 persona”, shpjegon prokurorja, transmeton SHENJA.

Temën për udhëtarin e tetë misterioz e ka përmendur edhe zv/kryeprokurori Borislav Sadafov dhe drejtori i Shërbimit Nacional Hulumtues.

Të fundit

E FUNDIT: Dështojnë negociatat, LDK-ja refuzon koalicionin me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë dhe kryetari Bedri Hamza, nuk kanë arritur marrëveshje koalicioni. Kështu mëson "Jepi zë" nga burime të sigurta brenda LDK-së,...

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor. Kjo ministri njofton se kandidatët...

Lajme të tjera