Xhavit Haliti: Edhe 500 hektarë me ia fal Ramushit nuk bëhet kurrgjë

Publikuar më:

Deptuteti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt me ia fal edhe 500 hektarë tokë nuk bëhet kurrgjë.

Haliti tha se duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës e jo me problemin e një are.

Ai ka insistuar se nuk do ndodhte asgjë edhe nëse i falen 500 hektarë tokë Haradinajt.

Haliti tha se Haradinaj i ka meritat e tij për luftën në Kosovë, duke shtuar se atë nuk e ka paguar askush me rrogë për të luftuar.

“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200, po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, tha Haliti në T7.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.