Xhamitë hapen sot, Enis Rama flet për “Jepi zë”: Lejohen 50 persona në xhami

Publikuar më:

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që nga sot të rihapen xhamitë që u mbyllën një ditë para festës së Kurban Bajramit.


Kështu ka thënë për “Jepi zë”, kryetari i BIK-ut në Mitrovicë, Enis Rama, i cili ka thënë se njoftimi për hapjen e xhamive iu ka ardhur sot nga Kryesia.

Sipas tij, hapja e xhamive do të jetë sipas masave të vendosura nga Qeveria dhe që respektoheshin deri një ditë para Bajramit. Ai thekson se në xhami lejohen deri në 50 persona.

“Po, sot na ka ardhur një njoftim nga BIK për t’u hapur xhamitë. Ato do të hapen sipas rregullave të vendosur për luftimin e COVID-19, me distancë dhe maska. Në xhami lejohen jo më shumë se 50 veta dhe ata duhet respektojnë masat anti-Covid”, ka thënë ai.

Duhet theksuar se xhamitë u mbyllën me vendim të vetë BIK-ut, për të ruajtur shëndetin publik gjatë festës së Bajramit, namazi i të cilës mbledh mijëra persona në xhamitë e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.