VV-ja nuk po e pranon humbjen, paralajmëron veprime pas shpalljes së rezultateve

Publikuar më:

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do ta ushtrojë të drejtën për ankesë në rezultat.

Sipas VV-së në Prizren, shtabi zgjedhor tashmë është në përpilim të ankesave, pasi sipas tyre, kjo po bëhet duke u bazuar në ngjarje që kanë ndodhur në ditën e votimit në këtë komunë.

“Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

“Kërkojmë nga organet kompetente të hetuesisë që të gjitha këto raste të hetohen dhe që të verifikohen nënshkrimet në librin e votuesve”, thuhet në komunikatë.

“Përfundimisht raportimet e qytetarëve për ditën e zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, lënë hapësirë për shumë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente”.

Në garën e balotazhit për kryetar të komunës së Prizrenit ishin Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga PDK, ku fitues doli Totaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.