VV-ja e kap edhe KEK-un, njeriu i partisë bëhet kryeshef

Publikuar më:

Ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës. Ai në krye të ndërmarrjes më të madhe publike u zgjedh nga Bordi i përkohshëm i KEK-ut nëpërmjet një konkursi në të cilin kanë konurruar 38 kandidatë.

Bordi i Përkohëshëm është emëruar nga Qeveria Kurti, pa konkurs publik, deri në zgjedhjen e bordit me mandat të plotë.

Bordi i përbërë nga drejtoret Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezad Halilaj e kanë vlerësuar me 37 pikë nga 40 të mundshmet Nagip Krasniqin. Bordi me pikë të larta i dhanë edhe Nexhat Kryeziut, i cili ishte kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeziu u vlerësua me 31.5 pikë.Nagip Krasniqi ishte më i poentuari edhe sipas eksperteve Britanik të kompanisë BDO, të cilët janë kontraktuar nga Ambasada Britanike për t’i ofruar asistencë institucioneve të Kosovës në rekrutim të pozitave të larta drejtuese.

Krasniqi është vlerësuar me 26.5 pikë nga 40 të mundshme nga ekspertët britanikë dhe njëkohësisht sipas tyre ishte i vetmi kandidatë i emërueshëm, pra që i plotëson kriteret për emërim në krye të KEK-ut.

Vlerësimi i Bordit të KEK-ut për kandidatet që ju nënshtruan procesit ishte pothuajse i ngjashëm me vlerësimin e eksperteve britanik.Dallim në vlerësim u vërejt vetëm tek kandidatet Nagip Krasniqi dhe Nexhat Kryeziu të cilët u poentuan më lartë se sa vlerësuan ekspertet britanik.

Tek bordi i KEK-ut, Nagip Krasniqi u poentua me 37 pikë përderisa nga britaniket morri vetëm 26.5 pikë. Diferenca e tillë u vërejt edhe tek kandidati Nexhat Kryeziu të cilit bordi i KEK-ut i dhanë 31.75 pikë për dallim nga britanikët që i dhanë vetëm 21 pikë në total.

Të dy këta kandidat në të kaluarën kanë pasur lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje. Nagrip Krasniqi ishte drejtues i komitetit për energji në LVV, ndërsa Kryeziu ishte kandidat për deputet nga kjo parti politike.

Pas intervistimit të Krasniqit, disa anëtarët e bordit të KEK-ut kanë dhënë komente për paraqitjen e tij. Komentet nga anëtarët e bordit janë bërë para se të bëhej poentimi/vlerësimi i paraqitjes së tij.

Dhënia e komenteve para se të bëhen poentimit është në kundërshtim me praktikat e BDO-së, pasi konisderohet që mund të ndikohen anëtarët e tjerë në poentim.

“Gjashtë nuk ka se krejt ja kisha qit”, “ky ish shumë i mirë”, “po na e zdrit fytyrën edhe para këtyre britanikeve”, “rrjedhshmëria e tij është e pabesueshme” kanë qenë disa nga komentet e bëra para se të bëhej poentimi për paraqitjen e tij.

Këto janë vlerësimet e të gjithë kandidatëvev që ju nënshtruan intervistave.Komiteti për Energji i VetëvendosjeNagip Krasniqi për disa vite ka qenë drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai shihet në disa takime me drejtues të lartë të kësaj partie politike që nga koha e Visar Ymerit e deri në takimet së bashku me tashmë zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi.

JU REKOMANDOJMË