Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje të pandërprera të shiut që rruga afër Urës së Gurit, një pikë tashmë e njohur për vërshim gjatë reshjeve, të mbulohet nga uji.
Në një video të huazuar nga qytetarë që kanë kaluar nga ajo pjesë shihet se rruga është mbuluar me ujë.
Edhe viteve të kaluara ky lokacion ishte problematik sa i përket vërshimeve.