Vushtrriasi gjen kuletën dhe dorëzon në stacion policor, kërkohet pronari që ta marrë

Publikuar më:

Me datë 27.04.2023, rreth orës 18:00 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një kuletë (çantë e vogël) në sheshin ,,Hasan Prishtina” në Vushtrri. Në prezencën e qytetarit, policia ka hapur kuletën dhe ka konstatuar se në atë kuletë kishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte asnjë dokumentacion të asnjë personi.

Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të kuletës në lokacionin ku ishte gjetur ajo, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion që pronari i cili ka humbur kuletën të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj Policinë në numrin 192.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.