Vushtrriasi e rrah dhe e kërcënon me vrasje gruan, përfundon në qeli

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Kështu ndodhi së fundmi në Vushtrri, ku Policia arrestoi një person.

Gruaja që përjetoi dhunë nga burri, i cili edhe e kërcënoi me vrasje – kërkoi ndihmën e Policisë, ku rrëfeu krejt çka kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Sinjali mëson se si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa brenda afatit ligjor, u kërkua masa e paraburgimit.

Burri i dyshuar për dhunë në familje doli dje para gjykatës, ku edhe u mor vendimi ndaj tij.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar të dyshuarit një muaj paraburgim.

Ndryshe, rasti u denoncua më 19 gusht dhe viktima tashmë është pajisur me urdhër mbrojtës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.