Vushtrria ndan 162 mijë euro për familjet që u dëmtuan nga vërshimet

Publikuar më:

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të kompensohen 136 familje të cilat u dëmtuan nga vërshimet e Janarit të këtij viti.


Këtë e ka bërë të ditur kryetar i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka shtuar se ky kompensim ka vlerën e 162 mijë eurove.

Postimi i plotë i Tahirit:

Sot kam marrë vendim që të kompensohen 136 familje të cilët pësuan dëme materiale me rastin e vërshimeve të janarit të këtij viti.

Vlera e kompensimit vetëm për familjet që pësuan dëme materiale për shtëpi banimi është gjithsej 162 mijë euro.

Kompensimi i dëmeve do të bëhet në shkallën prej 31,27% të vlerës së tërësishme të dëmit të shkaktuar për secilin rast të vlerësuar nga Komisioni për Vlerësim të Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera.

Këto mjete do të iu paguhen secilës ekonomi familjare të përfshirë në raportin e komisionit vlerësues të dëmeve, që është pjesë e këtij vendimi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.