Vushtrri: Burri e rrah gruan, e bën për spital

Publikuar më:

Një burrë nga qyteti i Vushtrrisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Më saktësisht rasti ka ndodhur në fshatin Dolak, derisa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, teksa me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË