Vuçiq vendos disa masa ndaj Kosovës, kërkon zgjedhje të reja në Veri

Publikuar më:

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në konferencën për media ka përmendur kërkesat e tij lidhur me Veriun e Kosovës.

Në kërkesën e parë ka kërkuar kthimin në “status quo ante”, shpalljen e zgjedhjeve lokale në Veri me pjesëmarrje të OSBE-së dhe mbikëqyrje të BE.

Si kërkesë të dytë ka thënë se duhet të zbatohet neni 9 i marrëveshjes së Brukselit, për formimin e Drejtorisë Rajonale në Veri, e ku policët do të jenë nga komuniteti serb.

Gjithashtu ka kërkuar kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në funksionet e tyre.

Si kërkesë të katërt ka pasur që të tërhiqen forcat speciale të Policisë së Kosovës nga bazat e ndërtuara në Veri të Republikës së Kosovës që sipas Vuçiq janë ndërtuar “ilegalisht” dhe largimi nga të gjitha pikat kontrolluese dhe institucionet.

Gjithashtu ka kërkuar formimin e Asociacionit pa vonesa dhe ka thënë se duhet të formohet Asociacioni për të vazhduar bisedimet.

Si pikë të gjashtë ka kërkuar lirimin e të gjithë “të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai ka kërkuar lirimin e 86 personave që kanë qenë në barrikada.

Si pikë të 7-të, Vuçiq ka kërkuar që të lejohen shërbimet postare pa pengesa dhe pagesat me dinarë./Express/

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.