Vritet një shqiptar në Ukrainë

Publikuar më:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi për një shqiptar të vrarë në Ukrainë i cili ishte ushtar e që jetonte atje prej kohësh.

“Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media që ishte vrarë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”.

Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se ka komunikuar me pesë apo gjashtë qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata.

“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që pjesa tjetër kemi qenë në kontakt me 5-6 prej tyre që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.