Vrasja në Skenderaj: “Njëri nga të dyshuarit ishte dënuar me burgim në Angli, pasi e rrahu një person, e i shkaktoi lëndime të rënda”

Publikuar më:

Më 12 shkurt, 42-vjeçari, Ismet Ibishi u vra në një lokal në Skenderaj.

Sipas familjarëve të viktimës, agresorët janë babë e bir, Hiseni dhe Bujar Ibishi, familjarë të të ndjerit.

Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe tashmë janë në paraburgim.

Siç duket, kjo nuk është hera e parë që Bujari ka probleme me drejtësinë.

Sipas raportimeve në mediat britanike, ai ka qenë i njohur për organet e rendit atje.

Në një artikull të “Bracknell News” shkruhet se ai më 14 korrik të vitit 2018 ishte arrestuar në Maidenhead.

Pas arrestimit, sipas këtij mediumi, ai është dënuar me dy vite burgim dhe me një gjobë prej 1,000 paundësh.

Vepra për të cilën ai u dënua ishte “shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore”; konkretisht, Ibishi kishte sulmuar fizikisht një burrë, duke i shkaktuar fraktura në fytyrë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.