Vrasja e familjarit të burrit të saj, Osmani shpreson që drejtësia ta hetojë në hollësi rastin

Publikuar më:

Ferizaj dhe i gjithë vendi u tronditën të premten në mbrëmje pasi një dasmë u kthye në tragjedi. Zyrtari policor, Festim Ramadani, e privoi nga jeta burrin e tezës, Sadri Sadriun. Motivi i vrasjes që tmerroi dy familjet akoma nuk dihet dhe pritet të zbulohet gjatë hetimit të rastit.

Një pistë hetimi që ende nuk është konfirmuar dhe s’dihet nëse ka lidhje me vrasjen e të premtes është hetimi i viktimës kohë më parë për dhunimin e dy të miturave në Preshevë.

Viktima Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes, Vjosa Osmani – është pandehur për pedofili, por nuk dihet nëse ndonjëherë është marrë ndonjë veprim hetimor ndaj tij.

Sinjali mëson se ky rast ishte denoncuar në organet kompetente në Preshevë, nën dyshimin se Sadri Sadriu i kishte keqtrajtuar seksualisht dy vajza, kur ato kanë qenë të mitura.

Për rastin sot ka folur e para e shtetit, Vjosa Osmani.

Ajo tha për REL se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj.

JU REKOMANDOJMË