Vrasja e axhës së Prindon Sadriut, nga Presidenca thonë se Osmani s’ka lidhje as njohuri për dyshimet për pedofili

Publikuar më:

Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. I dyshuari është një zyrtar policor. Sipas raportimeve, viktima është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Për rastin deri tash janë dy të arrestuar.

I dyshuar për vrasjen e 89-vjeçarit është polici Festim Ramadani. Vrasjen dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.

I njëjti është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Nacionale raporton se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’ dhe se për rastin ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi nga shefi i stafit të Presidentes Osmani, Bekim Kupina, cilëson se “kjo tendencë është me qëllim të qartë denigrimi dhe rrezikimi të jetës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë”, dhe se Osmani s’ka lidhje as njohuri për dyshimet për pedofili.

Ai tha se “Presidentja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në mënyrë që ky plan i qartë për rrezikimin e jetës së saj e të familjes të trajtohet me prioritet”.

Kupina tha se çifti Sadriu nuk përdorin “asnjë grup komunikimi në asnjë rrjet social”.

“E gjithë kjo është shpifje me qëllim të implikimit të Presidentes në situata për të cilat as nuk ka njohuri e as lidhje. Presidentja dhe as Zotëria i Parë nuk përdorin asnjë grup komunikimi në asnjë rrjet social. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe tendencioze. Kjo tendencë është me qëllim të qartë denigrimi dhe rrezikimi të jetës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë. Presidentja do t’i kundërshtoj me çdo mjet ligjor këto tendenca dhe tashmë ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që ta trajtojnë këtë me urgjencë. Tendenca për të ndërlidhur rastin e mbrëmshëm me Presidenten dhe familjen e saj të ngushtë e shndërron atë në një objektiv, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Kjo nuk ka të bëj me standard profesional të raportimit në media. Presidentja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në mënyrë që ky plan i qartë për rrezikimin e jetës së saj e të familjes të trajtohet me prioritet”, tha Kupina për Gazetën Express.

JU REKOMANDOJMË