Dy persona janë në kërkim që nga dita e shtunë për vrasjen e 25-vjeçarit, A.M., në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë. I riu vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.
Një nga personat si i dyshuari kryesor i vrasjes së të riut, L.B., është emër i njohur për policinë, e bashkë me të po kërkohet edhe shoku i tij.
Merret një vendim për babanë që dyshohet se dhunoi vajzën e tij 6-vjeçare …
“Dy personat e dyshuar, janë në kërkim të policisë. Ende nuk është bërë arrestimi i tyre”, tha policia sot për Gazetën Express.
L.B., është vëllai i V.B., i arrestuar për vrasjen e një studenti në afërsi të gjimnazit “Frank Bardhi”, në Mitrovicë, në vitin 2016.
L.B., ka dosje të trashë në polici për vepra të ndryshme penale.
Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.
Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.
25-vjeçari i vrarë është varrosur të shtunën.
Rasti është duke u hetuar.