Video: Eskorta e Kadri Veselit niset drejt fshatit Broboniq

Publikuar më:

Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht është nisur  drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Nga varrezat pritet  të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Veseli gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.

Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.