Vetura protokollare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me targat “01-449-OP”, të cilën ishte parë duke e vozitur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë shkelje të rënda në trafik.
Në videon e siguruar nga Paparaci, shihet se kjo veturë tejkalon në vijë të plotë duke rrezikuar komunikacionin, në autostradën Prishtinë-Shkup.
Videoja është bërë më 29 dhjetor, ndërkaq nuk dihet nëse ngasës ka qenë ministri i MBPZhR-së, Faton Peci.
Ditë më parë, po ashtu pati raportime për këtë të fundit, duke thënë se me veturë zyrtare po i bart familjarët e tij.
Ai ishte parë po me të njëjtën veturë që i përket institucioneve shtetërore, në qytetin e Mitrovicës.