Veterani i UÇK-së nga Barja e hedh në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për Hashim Thaçin: E shoh në ëndërr, dua të lirohet

Publikuar më:

Shkuarja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, për dikë duket se nuk po mund të kalohet lehtë. Një banor i fshatit Bare të Shalës së Bajgorës, e ka hedhur në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për ta ndihmuar mbrojten e ish-kryetarit të PDK-së.


Zenel Ferati që i takon PDK-së dhe punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçit, shkruan “Jepi zë”.

Çmimi që i ka vendosur tokës dhe shtëpisë është 100 mijë euro dhe, siç thotë ai, të gjitha do të dedikohen për lirimin e Thaçit.

“Unë jam veteran i UCK-së. Hashim Thaçi ka bërë shumë për Kosovën, e unë mos me shit një shpi për to. A po boj hajgare unë a?  Vetëm le të del prej Hagës, sepse ai i nevojitet Kosovës”, ka thënë Ferati për “Jepi zë”.

E Zeneli i thur edhe lavde Thaçit, duke thënë madje që e sheh edhe në ëndërr dhe që ka dëshirë ta takojë në Hagë.

“Nuk e njoh personalisht, por e njoh si lider të kombit shqiptar. Bile edhe në ëndërr e shoh”, ka thënë ai.

Për shtëpinë e tokën, Zeneli thotë se ka të interesuar dhe ka disa telefonata serioze. I pyetur nëse posedon tjetër shtëpi, ai ka treguar se ka edhe një tjetër në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë dhe një banesë në Mitrovicë.

“Çmimi i tokës dhe shtëpisë është 100 mijë euro. Janë shprehur disa persona të interesuar. E kam edhe një shtëpi në Dobërlluke dhe një banesë në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, që nga shkuarja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, është hapur fondacioni për mbledhjen e parave që do të shkojnë për ta paguar ndihmën juridike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.