Veteranët paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Publikuar më:

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë masive pas vazhdës së deklarimeve të, siç i quan ai, skandaloze, të ministrave të Qeverisë Kurti, si dhe arrestimit të veteranit Faik Fazliu.


Kështu është bërë të ditur Klinaku, përmes një reagimi në Facebook, teksa ka përfshirë edhe arsye protestimi, siç vlerëson ai, padrejtësitë që ka bërë Gjykata Speciale.

Ai ka lajmëruar për mbledhje të kryesisë së organizate, teksa ka thënë pa përmendur emra se iu janë shprehur me shqetësim “deklaratat skandaloze” të ministrave kryeministrit Albin Kurtit.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Para se me ndodh rasti i arrestimit të Faik Fazliut (ish kreut të OVL UÇK dhe familjarë i tre dëshmorëve) dhe ushtrimit të dhunës ndaj tij nga ana e policëve, kanë ndodhur skandale siç është rasti i thirrjes së Fahri Fazliut (poashtu familjarë i dy dëshmorëve) nga gjykata speciale, i cili gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar.

Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime.

P.S.

Ata që akuzojnë në disa mediume patriotike, dhe disa që qesin flakë në fb, të përgatiten nëse mbahet protestë sepse ajo nuk mbahet me qindra por me mijëra.

JU REKOMANDOJMË