Dje gjatë ditës mediat publikuan paratë që deputetët e Kosovës marrin si kompensim të udhëtimit nga qytete të tjera.
Nga 20 deputetë që u publikuan në këto lista, dalin se 12 prej tyre janë nga VV-ja, shkruan “Jepi zë”.
Ishte Yllza Hoti, deputete e VV-së nga Prizreni, që ishte kampione nga kjo parti, e pas saj edhe deputeti nga i njëjti qytet, Artan Abrashi.
Në këto lista u pa emri edhe i deputetëve nga Gjakova, Peja, Lipjani, Ferizaj e Vushtrria, e tek pas publikimit, dikush nga ta njoftoi se do të heqin dorë nga kompensimi.
Deputetja Fitore Pacolli ka njoftuar se deputetët e VV-së do të heqin dorë nga ky kompensim, ani pse reagimi erdhi vetëm pasi u kapën duke përfituar qindra euro.
“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve. Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës!”, ka shkruar Pacolli.
Duhet theksuar se në këto lista janë edhe deputetë të PDK, LDK, AAK, mirëpo temë janë bërë paratë që morën deputetët e VV-së, pasi ata kishin premtuar se nuk do ta shpërdorojnë paranë publike./jepize.com