Veseli bashkë me Hamzën e Bislimin takuan mbrëmë veteranët e UÇK-së në Mitrovicë

Publikuar më:

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, bashkë me kandidatët Bedri Hamza e Donjet Bislimi, kanë takuar veteranët e zonës së Mitrovicës.


Ai ka falenderuar për kontributin dhe mbështetjen që kanë dhënë për luftën çlirimtare.

Statusi i plotë i Veselit:

Ndalesën e fundit mbrëmë e bëra me veteranë të zonës së Mitrovicës. I falënderova për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit. Ne diskutuam edhe për Planin Kundër Korrupsionit, zbatimin e të cilit do ta nisi në 100 ditët e para si kryeministër.

Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.