Kandidatja për deputete nga PDK Vesa Broja ka kaluar mëngjesin e sotëm me studentët e Mitrovicës, duke zhvilluar një diskutim të hapur mbi mundësitë dhe sfidat që ata përballen gjatë rrugëtimit të tyre akademik dhe profesional.
Broja theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve për t’i ndihmuar të rinjtë të realizojnë potencialin e tyre dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, shkruan Jepi zë.
“Mbështetja dhe përkrahja për të rinjtë janë prioriteti ynë,” u shpreh ajo, duke premtuar angazhim për ta kthyer këtë vizion në realitet.
#PDK131 #BedriHamza1 #VesaBroja38 #meVesënmamirë