Kandidatja për deputete, Vesa Broja, ka promovuar projektin VISIT TREPÇA, një iniciativë që synon zhvillimin e turizmit në Mitrovicë, duke përfshirë turizmin industrial si një prej shtyllave kryesore.
Në kuadër të kësaj nisme, sot u vendos tabela promovuese për shtegun unik të Trepçës, e cila pasqyron rëndësinë historike, ekonomike dhe kulturore të industrisë së këtij gjiganti të njohur.
“VISIT TREPÇA është një hap që lidh të kaluarën industriale të Mitrovicës me një të ardhme të zhvilluar përmes turizmit,” theksoi Broja.
Projekti është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës dhe organizata Swiss Contact, ndërsa implementimi është bërë nga organizata 7 Arte në kuadër të projektit FEGO. Kjo nismë shërben si një model për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe industriale të qytetit, duke e integruar atë në zhvillimin e turizmit modern.
Me projekte të tilla, Mitrovica synon të marrë një rol më të madh në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Kosovës.