Kandidatja për deputete, Vesa Broja, zhvilloi sot takime me banorët e fshatrave Vllahi, Broboniq dhe lagjes Bair, ku mori përkrahje të madhe për angazhimin dhe vizionin e saj politik.
Gjatë këtyre vizitave, Broja shpalosi programin e saj dhe dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e jetës në këto zona.
Takimet e saj janë dëshmi e angazhimit të saj për t’u afruar me qytetarët dhe për të sjellë në plan të parë nevojat dhe prioritetet e tyre.