Vërshimet në Skenderaj, ngordhin mbi 10 mijë pula në një fermë

Zëri qytetar

E turpshme: E-kisoka në Kçiq dëmtohet nga keqbërësit, shkaktohet dëm në vlerë të 3...

Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit. Sipas...

E rrezikshme: Pusetat në Mitrovicë janë të hapura, dikush po i vjedh për t’i...

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura. Një lexues...

40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë...

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti. Kjo u arrit falë...

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

Përpos dëmeve në mbi 300 shtëpi banimi, vërshimet nga reshjet e shiut në komunën e Skenderajt kanë dëmtuar rëndë biznese të ndryshme.

Në një fermë në Llaushë, kanë ngordhura mbi 10 mijë pula, ndërkaq në fshatin Klinë e Epërme një banor për RTV Dukagjini ka treguar se i janë shkatërruar të gjitha pajisjet për përgatitjen e bukës dhe për picerinë që kishte, e që vlera shkon mbi 35 mijë euro.

Në raftet që kanë qenë nën nivelin e ujit, nuk shpëtoi asnjë pulë e gjallë. Vërshimet që përfshinë fshatin Llaushë në Skenderaj, nuk e kursyen as këtë fermë të pulave.

Vetëm rendi i parë i pulave shpëtoi pa shkuar dëm. Sipas pronarit Liridon Geci, mbi 75% e pulave kanë ngordhur.

Liridon Geci, pronar i fermës në Llaushë ka thënë se “Në momentin kur kanë ndodhur vërshimet unë kam pasur në prodhim 15 mijë pula vojsë (që bëjnë vezë), prej tyre ka shpëtu një numër i vogël, diku rreth 2500 pula”.

Përpos pulave, uji ka përfshirë të gjithë makinerinë e fermës, për çka dëmet shkojnë në qindra mijëra euro.

Geci ka shtuar se “Diku rreth 200 mijë euro mund të jetë vlera e dëmeve që janë shkaktu këtu. Pa llogaritur infrastrukturën e objekteve që e ka dëmtu vërshimi”.

Fermeri Geci nuk është i vetmi që uji ia morri të gjithë biznesin me të cilin siguron jetesën. Fatin e njëjtë e ndanë edhe Murat Osaj nga fshati Klinë e Epërme.

Murati Osaj nga Klina e Epërme ka thënë se “Ne e kemi pasur një furrë edhe një doner-picerinë, por krejt mjetet që i kam pasur atje i kam fut këtu në podrum. Janë dëmtuar të gjitha, totalisht. Vlera e makinave për furrë është rreth 20 mijë euro, ndërsa për punën e picerisë makinat komplet të reja kanë kushtu 15 mijë euro”.

Lumi që kanë afër lagjes përpos dëmeve në biznese po rrezikon seriozisht të shemb edhe shtëpitë. Madje në disa që janë më afër rrjedhës së lumit shihen edhe themelet të cilat janë gërryer nga furia e vërshimeve.

Avdullah Bajraktaraj nga Klina e Epërme ka thënë se “Ajo brenda aty (shtëpija) është e krisur brenda, aty është e pabanueshme për momentin edhe nuk jeton askush aty tash. Se qysh po shihet që është edhe themeli është i lëshuam poshtë edhe është objekti i demolum i krisur”.

Përkundër vështirësive, mësimi në shkollën e fshatit ka nisur normalisht, por me mungesë të disa nxënësve nga fshatrat përreth.

Shefqet Avdiu, sekretar i shkollës fillore “Idriz Barani” ka thënë se “Në përjashtim të fshatit Kuqicë, dhe nga fshati Stermc nuk kanë mundur të vijnë fëmijët, për arsye se janë prishur urat. Mirëpo mund të ndodh edhe pak frikësimi i popullatës prej vërshimit kanë munguar disa nxënës edhe të Klinës së Mesme”.

Avdiu thotë se kanë biseduar me prindërit e këtyre fshatrave dhe që nga nesër pritet të rikthehen në mësim ata që munguan.

Përpos në fshatrat e Klinës, dhe Llaushë, vërshimet kanë përfshirë edhe fshatrat Aqarevë, e Kuqicë të Skenderajt, por që gjendje më e mirë nuk është as në qendër të qytetit.

Të fundit

Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

Një 20 vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të Mitrovicës.Nga Drejtoria e Qendrës...

Lajme të tjera