Veprimtari Haki Morina: Kryetari i ri i KQZ-së është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, më ka torturuar

Publikuar më:

Veprimtari, i burgosuri politik dhe autor i librit “Jetë në rrugëtim, Haki Morina, ka reaguar pas emërimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, në postin e kryetarit të KQZ-së.


Morina përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kryetari i ri i KQZ-së është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi.

Ai thotë se babai i Kreshnik Radoniqit e kishte torturuar në burg.

“Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.
Këtë udbash e mbajë mendë më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë”, ka shkruar Morina.

Reagimi i plotë i Haki Morinës:

Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emroj Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoj mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muajë të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.
Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.
Këtë udbash e mbajë mendë më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.
Se tash avash, avash po më kujtohen gjërat.
Sa herë më merrte në pyetje, ky Mustafa më thoshte: nëse e vendosë me na tregu, atëherë tregoj shefit Xheladin Beqirit.
Dmth përmes servilizmit ndaj shefit, përpiqej ti forconte pozitat e veta në UDB.
Prej 3 prillit deri me 6 tetor të vitit 1982, bashkë me shumë UDB-ash të tjerë, më ka torturuar pa mëshirë. Ka patur momente kur ishte vetëm ai, dhe siç e thash më lartë, e shfrytëzonte të më thoshte tregoj shefit.
A besoni se atëherë dyshoja që është peder, pasi po insiston aq shumë për shefin, sepse nuk e kuptoja që ishte fjala për servilizëm.
Ky dyshim vinte edhe për shkak të urrejtjes pa fund që kisha për udbashët.
Ja ky është ndryshimi i madh që u angazhuan disa shokë, ish të burgosur politik dhe ish anëtarë të LPK-së.
Urime për shkarkimin dhe ngarkimin

JU REKOMANDOJMË