Vendosen pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut, Policia jep detaje

Publikuar më:

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, siç ka thënë, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut,  me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, deklaroi Elshani.

JU REKOMANDOJMË