Vendos KQZ, në 23 vendvotime do të rinumërohen votat

Publikuar më:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit.

Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahemtaj tha këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori

JU REKOMANDOJMË