Vendi i tyre në luftë, por 40 ushtarë ukrainas qëndrojnë në Kosovë

Publikuar më:

Ukraina ka 40 ushtarë më pak për të luftuar kundër Rusisë meqë ata i ka të dërguar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, si shtet aleat i NATO-s.

Këtë të enjte, Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës me shpërthimet e para që u dëgjuan para agimit në Kiev, Kharkiv dhe Odesa. Ukraina këtë e cilësoi si “luftë në shkallë të gjerë” derisa ka kërkuar nga Perëndimi që veprojë me kohë.

Ukraina ka 200,000 forca aktive për dallim nga Rusia që ka 850,000. Numrin e forcave rezerviste prej 250,000 e kanë të njëjtë dy vendet që sot ndërprenë marrëdhëniet diplomatike. Por, Rusia është në epërsi shumë më të madhe edhe në forcat paraushtarake, e cila numëron 250,000 trupa, ndërsa Ukraina ka 50,000.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot ka bërë të ditur se do të ofrojë armë për të gjithë ata ukrainas që duan të mbrojnë vendin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.