Vëllai i Ramiz Lladrovcit largohet nga PDK-ja

Publikuar më:

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, është nervozuar me subjektin që përfaqëson vëllai i tij, por edhe vetë deri sot.

Vëllai i kryetarit ka thënë se nga sot nuk do të jetë më as anëtar, e as votues i PDK-së.

Emri Lladrovci nuk tregoi arsyen pse premtoi se as nuk do ta votojë më PDK-në, lëre më të jetë pjesë e saj, megjithatë, tha se nëse i bashkohet ndonjë partie të politike, do të njoftojë me kohë.

“Nga sot nuk do të jem pjesë aktive asnjë subjekti politik. Ju njoftoj që nuk do të jem anëtar e as votues i PDK-së. Kurdo që do të vendosi të jem pjesë aktive e ndonjë partie të re politike do t’ju njoftoj me kohë. Ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë mua ndër vite”, është shprehur Emri Lladrovci në Facebook.

JU REKOMANDOJMË