Vëllai i kryetarit Lulzim Hetemi, Behgjeti me akuza për hajni në ndërtimin e shtëpive në veri: Nga 100 shtëpi, këta njerëz i kanë shit së paku 80 si vezët në treg

Publikuar më:

Skandali i dyshimeve për manipulime e korrupsion në ndërtimin e shtëpive në veri po vazhdon.

Tani akuza të ashpra publike ka hedhur edhe vëllai i kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, Behgjeti, shkruan “Jepi zë”.

Ai ka shkruar se nga 100 shtëpi që po ndërtohen në veri, së paku 80 janë shitur si vezët, duke aluduar se janë marrë para për ndërtimin e shtëpive.

Gishtin për hajni e korrupsion ai e ka drejtuar nga disa zyrtarë që janë në Komisionin për vlerësim të ndërtimit të shtëpive.

Behgjeti i ka quajtur mafiozë dhe gangsterë.

“Këta jan mafjoztë dhe gansterat që nuk ja kan frigen shtetitë fare, ku i tregtuan dhe i shiten shtepit që qeveria i dha për njerz në nevojë .këta jan komisioni që punojn në ministin e pushtetit lokal. Nga 100 shtepi sepaku ky komision 80 shtepi i ka shit me pare si vezt në trg ,ne bashpunim me disa persona te veriut. Nuk kam dashte te flas kurr te mer dreqi,por spata qare sepse ende ka njerz qe mendojn qe une jam pjes e kesaj plaqkitje , Une jam ekstrem i knaqun qe po ndertohen keto shtepi ne veri, por ja sikur të ishin ma gjithë përfshirje si dhe mos tregtohen me para”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË