Vëllai i gruas së ministrit Armend Zemaj u kap duke marrë ryshfet nga 20 euro për teste në IKSHPK

Publikuar më:

Personi që u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës duke marr ryshfet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është Betim Selimi, vëllai i gruas së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.


Selimi ishte punësuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes projektit të financuar nga Banka Botërore për shëndetësinë kosovare në shtator 2020. Komisioni i pranimit përbëhej nga kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj dhe Sekretari i MSH-së Ardian Mehmetaj, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga ministri Zemaj për mënyrën e punësimit të mikut të tij, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Betim Selimi u kap nga Policia e Kosovës duke marr ryshfet 20 euro për të përshpejtuar procedurën e rezultatit të testit PCR në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ai ishte punësuar në IKSHPK si staf mbështetës nga Ministria e Shëndetësisë, por më pas kishte filluar të merrej edhe me mostra.

Zemaj nuk ka dhënë sqarime as pse është marr miku i tij me çështje profesionale, ndonëse ishte punësuar si staf mbështetës. Ai nuk e ka komentuar arrestimin e tij dhe nuk ka kthyer përgjigje nëse do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit pas këtij skandali.

Selimi u arrestua më 30 dhjetor në vendin e tij të punës në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik pasi u kap në flagrancë duke marr ryshfet për të përshpejtuar procedurën e marrjes së rezultatit të testit PCR.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas arrestimit doli me një sqarim se Selimi nuk ishte laborant dhe as punonjës i këtij institucioni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.