Gazmend Muja, vëllai i deputetit nga Mitrovica, Armend Muja po pretendon se deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj po ia kopjon postimet në rrjetin social Facebook.
Para dy ditësh Muja ka shkruar se zëvendësimi i Rusisë në Këshillin e Evropës nga Kosova do të ishte mundësi reale, shkruan Jepi zë.
“Sikur të kishim diplomaci efikase do të ishte mundësia reale që Kosova ta zëvendësojë Rusinë në Këshillin e Evropës. Duke pasur parasysh që një vend është bosh dhe mungesa e Rusisë aty do te ndikonte dukshëm në qendrimin e shteteve të BE-s që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, shkroi Muja.
Një tjetër postim rreth kësaj çështje e bëri sot ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Ai shkroi se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës, duke e vlerësuar si mundësi të artë.
“Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot”, ka shkruar Hoxhaj.