“Veç me nejt n’kulm t’u ia lypë valët”, qytetarët të frustuar me “VALA-n”

Publikuar më:

Shërbimet e telefonisë mobile të kompanisë publike “VALA” kanë për misioni shtrirjen e rrjetit në tërë territorin e Kosovës, megjithëkëtë në disa vende prej vitesh nuk po mund t’ia dalin, madje në disa fshatra tanimë është komplet e papërdorshme.

Dje gjatë ditës u raportua për probleme për të shfrytëzuar internetin 3g/4g të operatorit “Vala”.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja ka pranuar se kanë pasur disa probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.

Ai gjithashtu deklaroi se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa theksoi se së shpejti do të tejkalohet dhe shtoi se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjeve, mirëpo vetëm interneti 3g/4g.

“Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare janë duke u marrë me problemin dhe shpejt do të tejkalohet”- tha Lepaja.

Mirëpo njëjtë nuk thonë edhe qytetarët e Kosovës të cilët paguajnë për t’u shërbyer me “VALA-n”.

Në pyetjen e Sinjalit adresuar lexuesve të tij në rrjetin social “Facebook”, ku për 10 orë janë përgjigjur rreth 500 lexues, ata u shprehen tejet të zhgënjyer, ndërsa komente pozitive pati jashtëzakonisht pak

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.