Vdes 50-vjeçari kosovar, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Publikuar më:

Një person rreth të 50-ave ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 15:45.

“Rreth orës 15:45, është raportuar se në rrugën “Ilaz Kodra”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai tha se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.